Aktualitet

Komisioni i Venecias, Meta: Nëse do ishin zbatuar rekomandimet…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 10/09/19 |
ro ot

Presidenti Ilir Meta priti sot delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka mbërritur në vendin tonë me ftesë të komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit.
Në një status të shkurtër në Twitter, Meta shkruan: “Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit Të Venecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situate”.


Më herët anëtarët e këtij delegacioni takuan edhe kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi.


Edhe Ruçi mbetet i rezervuar për të treguar se çfarë thanë konkretisht ekspertët e Venecias, lidhur me dekretin e Presidentit për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit për në 13 tetor.


Deklarata e Kuvendit:


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Kryetari Ruçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shpejtë dhe konstruktiv të Komisionit të Venecias me Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Komisionit të Venecias për disa reforma të rëndësishme ose çështje me interes të veçantë, si reforma në drejtësi, vettingu i funksionarëve të lartë, procedurat në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, ligjin për pronësinë si edhe nismën legjislative të zgjedhësve.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi gadishmërinë e angazhgimit të Komisionit të Venecias, megjithë kohën e shkurtër të adresimit të kërkesave; seriozitetin e vizitave të ekspertëve të Komisionit në Shqipëri si edhe cilësinë e lartë të raporteve paraprake dhe përfundimtare të opinionit të Komisionit.

Kuvendi i Shqipërisë ka përfituar edhe nga opinionet që Komisioni ka adresuar për vende e tjera anëtare të Këshillit të Europës.

Kryetari i Kuvendit Ruçi bashkëbisedoi me anëtarët e Komisionit edhe për disa aspekte të situatës politike në Shqipëri.


Etiketa: , , , ,

Pas