Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ambasadorja franceze: Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë për krizën kushtetuese

by ro ot
23/11/2019
in Aktualitet, Politika
0

Kristina Vazak, ambasadore e Francës në Shqipëri, mendon se Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish për të këshilluar autoritetet shqiptare për ngërçin Kushtetues ku ndodhet vendi.

Në një intervistë për “Abc News” ambasadorja e Francës merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së Bernd Borshardt, të cilin Presidenti Meta e ka shpallur të “non grata”.



Duke folur për gazetarin, Endri Xhafo, ambasadorja thotë se Komisioni i Venecias ka ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe se “nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme të vinte sërish”.

Si diplomate dhe juriste, ambasadorja Vazak shpjegon se përse Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish në krizën kushtetuese në vend:

“Komisioni i Venecias ka ardhur disa herë në Shqipëri. Pra nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme që të vijë edhe një herë tjetër. Por, ai është organ konsultues. Dhe një organ konsultues punon me etapa. Është ai që përcakton mënyrën si do të punojë, që vlerëson situatën, që shqyrton çështjen. Ai e analizon në detaje dhe konsultohet. Dhe në vijim, redakton një projekt-raport”.

Ambasadorja flet edhe për projekt-raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke mos kursyer edhe çuditën për faktin se si ai rrodhi në media.

“Kam qenë personalisht e tronditur si mjaft të tjerë në Shqipëri dhe jashtë saj, – dhe tani po ju flas si juriste, – se si një projekt-raport u bë publik. Nuk duhet të kishte ndodhur.

Pra ka pasur rrjedhje të organizuara, nuk e di prej kujt, nuk di pse dhe si, dhe preferoj të mos e di, por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që t’i kërkohet mendim Komisionit të Venecias.

Por vendimi i takon autoriteteve shqiptare. Komisioni i Venecias është organ shumë i rëndësishëm dhe një organ jashtëzakonisht i respektuar”, shprehet ajo.

Gjithashtu, ambasadorja e Francës sqaron se ajo dhe kolegët e saj munguan në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sepse nuk ishin ftuar nga Presidenca. /abcnews.al

Tags: ambasadorefrancezekorizaKristina VazakKushtetuesetirane

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, dy të plagosur (DETAJE)

E përplasi makina, ndërron jetë këmbësori në Milot

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In