Kryesore

Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ Ligjin Antishpifje, Rama: Do bëjmë ndryshime





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:51 - 19/06/20 |
mapo.al

Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë paketën  antishpifje”, të paktën draftin që i është paraqitur deri më tani.


Në raport, Komisioni deklaron se amendamentet  e ligjit 97/2013 dhe të atij 9918/2008, që u votuan në dhjetorin e vitit të kaluar, “nuk janë ende gati për t’u adoptuar”.


Sipas Komisionit, ligji është ende ”i mjegullt” dhe rrezikon të cenojë lirinë e diskutimeve, veçanërisht të atyre me karakter politik, në vendin tonë.


Fuqia legjislative e dhënë një organizmi si AMA ndaj mediave profesionale online, thotë Venecia, ka rrezik të shtrihet edhe tek individët, nga momenti që ligji nuk është i qartë për këtë pikë.


Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen Komisionit të Venecias për opinionin mbi Antishpifjen pavarësisht se kjo e fundit i dha një shuplakë qeverisë me raportin e publikuar ditë më parë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se tashmë do adresohen sugjerimet në Kuvend për t’u mbrojtur nga shpifja.

”Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas