Kryesore

Komisioni ndryshe nga vendet anëtare kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 04/02/21 |
Erisa Zyka

Komisioni Europian dëshiron qartësisht të realizojë sa më shpejt hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo faktohet me qëndrimin më të fundit të ekzekutivit europian. Për Komisionin Europian, kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, janë përmbushur. Komisioni konsideron, se Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj në dhjetor.





Ky ishte kushti kryesor për ekzekutivit europian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndryshe nga shtetet anëtare të BE dhe PE, që vlerësojnë, se shumica e kushteve mbeteshin te paplotësuara.


Për Komisionin, reforma zgjedhore është tani një çështje zbatimi, pasi Komisioni i Venecias publikoi opinion e tij dhe ndryshimet teknike  për ligje të ndryshme u miratuan nga parlamenti në dhjetor. Lidhur me kushtet e tjera për sundimin e ligjit, Komisioni Europian konsideron, se zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar. Kjo ka të bëjë veçanërisht me procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas Komisionit Europian po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme. Për gjykatën e Lartë, Komisioni Europian vlerëson, se kjo gjykatë rifitoi funksionalitetin në mars të 2020 dhe se krijimi i strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u finalizua.




“Eshtë bërë përparim i mirë në zbatimin e ligjit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu dhe në adresimin e rekomandimeve të task forcës për veprimit financiar (FATF) mbi pastrimin e parave” konsideron ekzekutivi europian.


Komisioni Europian vlerëson këtë radhë, se drafti për ndryshimet lidhur me ligjin për mediat nuk ishin midis listës së kushteve të vendosura nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian në mars 2020. “Siç tregohet nga Komisioni i Venecias, miratimi i ndryshimeve në ligjin e medias nuk është i nevojshëm; por nëse ndonjë ndryshim do të miratohej, ato duhet të ishin në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias” vlerëson Komisioni Europian.


Por shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian nuk konsiderojnë ende që kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë janë përmbushur.

Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare dërgojnë një sinjal të qartë politik, se nuk bëhet fjalë thjesht për çështje të zbatimit të reformës zgjedhore, por zgjedhjet e përgjithshme të prillit janë testi i parë në listën e kushtëzimit për Shqipërinë lidhur me pjekurinë e demokracisë në Shqipëri. Ato vlerësojnë gjithashtu se disa nga kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk janë plotësuar ende./abcnews.al

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas