“Komision palaço, s’të jap fare llogari ty”! , deputetja-teknikës: Mos ua hap mikrofonët!
Punimet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët janë zhvilluar me debate të forta.
Deputetët e maxhorancës i janë kthyer ashpër drejtueses së komisionit, deputetes së PD-së Jorida Tabaku, duke i thënë se po kthen komisionin në “palaço”, me pretendimin se po ju jep fjalën vetëm deputetëve të opozitës.
Në mbledhjen e sotme do të merret në pyetje administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, që administron inceneratorin e Sharrës në Tiranë, Arjola Kodra
Pjesë nga debatet:
Nasufi: Zonja është dëshmitarja e parë dhe ne po e përcaktojmë. Ajo është administratore dhe duhet të përgjigjet për aq sa mban posti i saj. Ju znj. Tabaku duhet të mbani drejtimin e mbledhjes, që të jepni fjalën edhe nga opozita, edhe nga mazhoranca. Nuk duhet të ricikloni pyetjet, si dhe nuk duhet të komentoni. Ajo s’ka të drejtë të kthehet nga 20 herë. Ta fillojmë mbarë se do kemi 41 dëshmitarë.
Tabaku: Ju kolegët e mazhorancës nuk keni pyetje.
Etjen Xhafaj: Po lëre këtë muhabet. Mbaj etikën. Ka ngritur dorën, jepi fjalën.
Tabaku: Mos e ngrini mikrofonin, sa herë doni.
Xhafaj: Është qesharake.
Ajazi: Nuk është etike të thoni ‘kam folur 1 herë, apo 10 herë’, nuk të shkon edhe si zonjë që je, edhe si nënë. Nuk të jap llogari ty fare.
Tabaku: Këto thuaja ato që ke në krah.
Ajazi: Nuk të flas me etikë dhe kulturë. Merrni fjalën pas cdo diskutimi dhe bëni o komente, o ironi, o pyetje që nuk ju takojnë. Ju si drejtuese e komisionit nuk mund të merrni fjalën pas cdo diskutimi. Nëse e parashikon këtë rregullorja, unë tërhiqem dhe kërkoj ndjesë. Ma thoni. S’ka gallata këtu. Nëse doni të jemi seriozë, duhet të zbatojmë rregulloren, ndryshe ne nuk bëhemi pjesë e kësaj palaçoje.
Tabaku: I kërkoj teknikës mos t’i hapim mikrofonin kujtdo. Ju kërkoj kolegëve të mazhorancës të mos bëjnë avokatin e kompanisë.