Komiteti Teknik i Ekspertëve, në një konferencë për shtyp këtë të hënë, njoftoi se gjimnazistët e viteve të para dhe të dyta, do të rikthehen në shkolla
Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ata mund të rikthehen si rezultat i përmirësimit të shifrave.
Ndërsa Albana Fico, foli për situatën epidemiologjike në vend, për të cilën u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.
Fico tha se vënë re një ulje e shtrimeve të personave në gjendje të rëndë. Po ashtu ajo u shpreh se Gjirokastra, Korça dhe Berati kanë shënuar rritje të rasteve të reja.
Ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të rikthejë karantinën dy javore, për personat që hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe njëherazi drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se shkak për këtë vendim është bërë situata shqetësuese në dy vendet fqinje, pas rritjes së rasteve me koronavirus.