Procesi i vaksinimit me produktin e AstraZeneca-s do të vijojë në vendin tonë. Komiteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit u mblodh mbrëmjen e sotme për të diskutuar për procesin e vaksinimit me dozat e të AstraZeneca në vendin tonë.
Një numër i madh vendesh janë duke e pezulluar përdorimin e kësaj vaksinë, për shkak të disa raportimeve, sipas të cilave, si efekt anësor ajo shkakton mpiksje të gjakut.
Mësohet se është marrë vendimi në fund të mbledhjes që të vijohet me dozat e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca.
Vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca kanë nisur të administrohen prej disa ditësh në vendin tonë, kryesisht tek stafet pedagogjike.