Kryesore

Koronavirusi/ Komiteti i Ekspertëve: Jo mbyllje në fundjavë, masat nuk ndryshojnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 02/12/20 |
mapo.al

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se masat aktuale lidhur me situatën e koronavirusit që po kalon vendi jonë, nuk do të ndryshojnë. 






Ndërkohë nuk do të ketë karantinë në fundjavë, siç ishte njoftuar më herët në media, si një propozim ky i ekspertëve, për të bllokuar lëvizjen për 48 orë, të shtunën dhe të dielën.


Masat në fuqi do të jenë ato për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona, aktiviteteve partiake, mbylljen e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 në 06:00 si dhe ndalimin e lëvizjes së qytetarëve.







Universitet do të vazhdojnë mësimin online, ndërsa shkollat me proces të alternuar, fizik në klasa dhe online.




“Masat do të jenë paafat”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.



Eugena Tomini, nga ISHP, bëri një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vend, duke deklaruar se jemi në intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit.

“Vendi sërish po përvijon me intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit. Incidenca dy javore është 347 raste për 100,000 banorë, edhe pse ka një tendencë në ulje e rasteve pozitive në javën e fundit. Kemi transmetim komunitar. Qarku me peshën më të madhe të rasteve vijon të jetë Tirana, ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku Lezhë. Ky lloj intensiteti po përvijon për vetë faktin e masave të thjeshta në dukje por shumë të rëndësishme. Java e fundit ka treguar që masat e vendosura kanë pasur ndikim në situatën epidemiologjike”, tha dr. Tomini.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimet e opozitës për shkaqet e fataliteteve, prof. Tritan Kalo, mjek i spitalit Infektiv dhe përfaqësues i Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi:

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy

“Ka të përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht, kur plotësohet një skedë vdekjeje, arsyet pse i sëmuri vdes. Nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje ose të krijohet një artificë si në lidhje me diagnozën e pranimit, diagnozën e evolucionit te rasteve ashtu dhe të përfundimit. Në këtë rast nuk mund të ketë asnjë lloj, në thonjëza ‘falsifikimi ose ndryshimi’. Është krejtësisht e pamundur. Populli duhet ta ketë të qartë. Asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës ose ndryshimin e shkakut të vdekjes. Problematikat që krijohen artificialisht krijojnë një tymnajë dhe krijojmë një ndarje midis besimit të popullit dhe punës së madhe që bëjnë mjekët. Duhet thënë publikisht, mjekët, infermierët, sanitaret, kushdo që merret me të sëmurët me Covid19 bën një sakrificë maksimale. Vënë jetën e tyre në rrezik, për të shpëtuar jetët e të tjerëve”, tha prof. Tritan Kalo.

Komiteti Teknik i Ekpertëve nënvozi se është duke ndjekur në dinamik situatën dhe do të marrë të gjitha vendimet në varesi të situatës epidemiologjike dhe situatës në spitale, ndërsa apeloi qytetarët për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID-19.

Masat në fuqi paafat:

– Ndalohet grumbullimi i mbi 10 personave

– Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

– Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

– Do të vijojë punën nga shtëpi administratën publike (sipas specifikes së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

– Universitetet do të vijojnë mësimin në distancë, online

– Shkollat do të aplikojnë mësimin alternativë”.

1


Etiketa: , , , ,

Pas