Gjatë një konference për shtyp Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton se situata me virusin Covid-19 mbetet e qëndrueshme por numri i të shtruarve në spitale dhe ai i infektimeve ditore ka pësuar një rritje të lehtë.
Gjithashtu komiteti teknik shton se vaksinimi masiv vijon normalisht.
Duke parë situatën e qëndrueshme me virusin Sars Cov2, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon për Ministrinë e Arsimit që gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare të zhvillojnë mësimin në klasa fizike e jo më në ato virtuale.
“Siç shihet nga këto shifra të sapo thëna, Komiteti arrin në konkluzionin që situata është e qëndrueshme por kemi parasysh një tendencë të lehtë të rritjes.
Të shpresojmë që kjo situatë nuk do vazhdojë të rëndohet. Vaksinimi më popullatë ka ecur me ritme të mira. Një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë bërë dozën e parë. Mund të themi që jemi nga vendet e para sa i përket ritmit të vaksinimit në Ballkan duke lënë prapa edhe Kroacinë.
Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon të propozojë që procesi arsimor para-universitar të kalojë në prezencë në klasë me protokolle. Beteja me COVID vazhdon.
Duhet të vazhdojmë mbajtjen e maskës dhe distancimin fizik sepse vetëm kështu do mundim që të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë duke arritur përmirësim të ekonomisë”, shprehet Rakacolli.
Ndërkohë masat e tjera anticovid siç është ora policore, distancimi fizik etj mbeten të njëjta.