Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kompania koncesionare për pullat fiskale në Shqipëri, e hetuar për korrupsion në Zvicër

Në Shqipëri mungojnë evidenca, fakte dhe analiza të thelluara, që dëshmojnë për rezultate të prekshme, lidhur me luftën ndaj evazionit fiskal në tregtimin dhe prodhimin e mallrave që ngarkohen me pullë fiskale, një nga qëllimet primare të këtij koncesioni.

by us er1
20/09/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Në dy dhjetëvjeçarë, Sicpa ka nënshkruar më shumë se 33 kontrata në 22 shtete. Në Shqipëri ajo është kontraktuar për shtypjen dhe shitjen e pullave fiskale nga qeveria. Kjo kompani është shënjestra e disa hetimeve për korrupsion në Zvicër dhe jashtë saj. Në vitin 2021, Philipe Amon, drejtuesi i kompanisë, u akuzua gjithashtu për korrupsion të zyrtarëve publikë të huaj. Sicpa pretendon se hetimet janë kufizuar në 4 shtete.  Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmon, refuzon të specifikojë numrin e saktë të shteteve në të cilat Sicpa është nën hetim në Zvicër.

Çmimet e pullave fiskale në Shqipëri janë shtatë deri në dhjetë herë më të larta se  në vendet e rajonit dhe ato të Europës. Kjo, si pasojë e koncesionit që qeveria shqiptare ka aprovuar me shoqërinë Sicpa, e cila përmes kësaj marrëveshjeje ka të drejtën t’i printojë dhe shesë pullat fiskale në vend. Ku koncesion, të cilin ekspertët e shohin si të paprecedentë ngarkon me barrë fiskale jo vetëm operatorët që tregtojnë dhe prodhojnë pije alkoolike, si birra, por edhe konsumatorin. Për këtë, as qeveria shqiptare, e cila ka nënshkruar këtë koncesion me kompaninë e as vetë kjo e fundit nuk kanë dhënë sqarime mbi çmimet e larta të shtypjes së pullave fiskale në Shqipëri.



Sipas një shkrimi investigues nga François Pilet dhe Marie Maurisse,  botuar në swissinfo në gusht të këtij viti, kjo shoqëri me bazë në Zvicër njihet jo vetëm për fshehtësinë, por rezulton të jetë nën hetim për korrupsion.

Sicpa, një biznes familjar, u krijua në kantonin e Vaudit, në fillim të shekullit 20.

Ajo nuk është shtypshkronjë apo shtëpi botuese. Ajo prodhon bojën, e cila është në krye të renditjes dhe që është e pamundur të kopjohet. Në rreth 100 vite të ekzistencës, kompania ka pushtuar botën me formulën magjike, e aplikuar fillimisht tek bankënotat, e më pas tek pullat që përdoren nga shumë shtete për alkoolin dhe cigaret. Sicpa e ka ngritur reputacion mbi besimin.

Për rreth një shekull, ky besim, është mbështetur në fshehtësinë. Në pronësi të familjes themeluese, Sicpa nuk është e listuar në bursë. Duke mos pasur investitor të jashtëm, nuk ka përgjegjësi kundrejt asnjërit. Është lënë mënjanë gjerësisht nga shtypi i bizneseve. Informacioni që ka dalë rreth kompanisë deri më tani, është dhënë me pika nga zyra e shtypit të kompanisë.

Ata që e njohin Sicpa dhe sferën e veprimeve të saj, e dine që fshehtësia është rregulli dhe asnjë informacion nuk rrjedh tek ata që ndodhen jashtë rrethit të brendshëm.

Megjithatë, vitet e fundit, kultura e fshehtësisë është cenuar. Kjo kompani është shënjestra e disa hetimeve për korrupsion në Zvicër dhe jashtë saj. Këto hetime vijojnë dhe deri më tani nuk kanë çuar në dënime. Gjithsesi, prezumimi i pafajësisë ka përparësi. Investigimi është mbështetur  thelbësisht në dokumentacionin ligjor të këtyre procedimeve, duke përfshirë një padi mes trashëgmtarëve të familjes.

Më 2015-n, punët e Sicpa u përkeqësuan. Policia federale braziliane, vuri nën hetim Casa de Moeda, një institucion që ishte tronditur nga disa skandale korrupsioni. Brenda pak muajve, Operacioni Varësia (Operaçao Vicio) zbuloi aktivitetet e Sicpa për të siguruar kontratën SICOBE. Gjetjet, që dolën nga hetimet rezultuan shkatërruese për kompaninë nga Zvicra.

Problemet ligjore për Sicpa nuk kufizoheshin në Brazil. Mes 2009 dhe 2014, aktivitetet e kompanisë tërhoqën vëmendjen e autoriteteve në disa shtete. Këto dyshime rrjedhimisht e bindën Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të niste hetimet. Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, nxitja për nisjen e hetimeve në Zvicër erdhi nga Shtetet e Bashkuara.

Në fund të 2014, Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u dërgoi autoriteteve zvicerane një “draft” kërkesë për asistencë të ndërsjellë. Në  këtë rast, Departamenti I Drejtësisë, u mjaftua duke i dhënë Zvicrës informacione mbi aktivitetet e Sicpa.

Letra e shkurtër amerikane ishte një bombë. Departamenti i Drejtësisë tregonte për takimin e Maurice Amon dhe Hans Schwab  me Anthony Arroyo-n pak muaj përpara Forumit Botëror të Ekonomisë në Davos,  në 2007. Aty përshkruhen të gjitha detajet: emrat, datat, vendet dhe përmasat e “komisioneve” të rëna dakord mes Sicpa dhe përfaqësuesve të Presidentes Gloria Arroyo.

Bazuar në informacionin e ardhur nga Shtetet e Bashkuara, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm çeli hetimet kundër Sicpa në fillim të 2015 për “korrupsion të zyrtarëve publikë të huaj.” Çështja shenjtëronte gjithashtu Hans Schwab.

Pas Brazilit dhe Filipineve, hetimet zvicerane u shtrinë në 12 tregje të reja: Togo, Gana, Egjipt, Indi, Kazakistan, Kolumbi, Nigeri, Pakistan, Senegal, Vietnam, Venezuelë dhe Ukrainë.

Në shtator 2020, hetimet që lidheshin me Hans Schwab pushuan. Pas pak muajsh, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm hodhi një tjetër bombë. Në 14 qershor 2021, pohoi për Gotham City, një uebsajt investigativ, i specializuar për krim financiar, se hetimet ishin shtrirë duke përfshirë “pronarin dhe shefin ekzekutiv aktual të Sicpa,” Philippe Amon.

Hetimet penale kundër shefit ekzekutiv të kompanisë zvicerane mbi dyshimet për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve publikë të huaj janë shumë të rralla.

Hetimet federale vijojnë. Prezumimi i pafajësisë zbatohet si ndaj Sicpa ashtu edhe ndaj shefit të saj ekzekutiv. Kompania konfirmon se është “duke bashkëpunuar plotësisht” me hetimet federale, ndërkohë që mohon çdo përgjegjësi. Sicpa pretendon se hetimet nga prokuroria e përgjithshme tashmë janë kufizuar në 4 shtete, duke përfshirë Brazilin dhe Kolumbinë (pa specifikuar dy shtete e tjera). Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmon, se ka në hetim aktivitetet e Sicpa në këto dy tregje të Amerikës Latine, por refuzon të specifikojë numrin e saktë të shteteve në të cilat Sicpa është nën hetim në Zvicër.

Në vitin 2021, Philipe Amon, drejtuesi i kompanisë, u akuzua gjithashtu për korrupsion të zyrtarëve publikë të huaj nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër. Këto dyshime e rëndojnë shumë reputacionin e kompanisë, konkurrentët e së cilës u kushtojnë shumë vëmendje.

Kompania ka tendencën të rrëzojë çdo kërkesë për intervistë nga gazetarët. Por, ky hap nuk është në linjë me imazhin e transparencës që Sicpa kërkon të projektojë tanimë.

Pavarësisht se rritja e Sicpa u trumbetua në shtypin zviceran, shumë pak të dhëna të besueshme janë publikuar deri më tani. Kompania mbetet në pronësi të familjes dhe nuk ka pasur nevojë të ngrinte fonde në tregun e aksioneve, e cila do të kishte çuar në nxjerrjen e të dhënave të plota financiare. Xhiroja e saj, e vlerësuar në 750 milionë dollarë amerikanë  në 2003, u rrit në 1.5 miliardë dollarë amerikanë në 2015, raportohet në gazetën e përditshme zvicerane “Le Temps”. Kompania nuk pranoi t’u jepte gazetarëve një shifër të përditësuar, por tha që pjesa kryesore e të ardhurave, vjen akoma nga tregu i bankënotave.

Tregu i pullave fiskale është rritur ndër vite, megjithëse nuk është veçanërisht shumë i njohur. Ai përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për vendet në zhvillim. Kompania nuk thotë se sa është sot, pjesa e shitjeve të sistemit të printimit dixhital të pullave fiskale – e quajtur SICPATRACE.

Në dy dhjetëvjeçarë, Sicpa ka nënshkruar më shumë se 33 kontrata në 22 shtete. Sipas kompanisë, ky sistemi aktualisht operohet në 17 shtete, duke përfshirë gjashtë shtete në Afrikë.

Sistemi është i thjeshtë: për të zhdukur kontrabandën e produkteve sensitive si alkooli dhe cigaret, disa shtete zgjedhin të shënjojnë shishet dhe paketat e cigareve me pulla unike fiskale, të cilat garantojnë ligjshmërinë e tyre dhe vërtetojnë,  që taksat janë paguar.

Dy gazetarët që u morën me investigimin morën një ftesë për të vizituar zyrat  qendrore në Prilly, të kantonit Vaud, të cilën e përshkruan si  një ndërtesë anonime, katrore, e zezë, e rrethuar nga dritare të kurorëzuara me logon e kompanisë, që  konsistonte në shkronja të kryqëzuara dhe një A.

Në letër, sistemi është ideal. U lejon qeverive të rrisin të ardhurat nga taksat pa paguar asnjë qindarkë. Diferencën e paguajnë prodhuesit e alkoolit dhe cigareve, dhe kjo shumë shpesh u transferohet konsumatorëve në çmimin e shitjes.

Në Shqipëri mungojnë evidenca, fakte dhe analiza të thelluara, që dëshmojnë për rezultate të prekshme, lidhur me luftën ndaj evazionit fiskal në tregtimin dhe prodhimin e mallrave që ngarkohen me pullë fiskale, një nga qëllimet primare të këtij koncesioni. Sipas marrëveshjes së koncesionit në fjalë, shoqëria koncesionare do të paguajë në favor të qeverisë shqiptare një tarifë koncesioni prej dy përqind të të ardhurave neto nga shitja e pullave fiskale, për të drejtat dhe privilegjet e akorduara në këtë marrëveshje.

Teknikisht, të ardhurat e qeverisë shqiptare nga dhënia e këtij koncesioni janë krejt të papërfillshme, duke llogaritur dhe faktin që për 5 vite koncesionari nuk ka rezultuar me fitim, pra nuk ka paguar as tatim-fitim. Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga prof Elvin Meka rezulton që shoqëritë shqiptare të importit dhe prodhimit te produkteve te akcizes t’i kenë paguar shoqërisë koncensionare SICPA rreth 70 milion Euro me shume seç do te paguanin nëse operonin në çdo shtet të Europës dhe rajonit.

 

Tags: kompanikorrupsionScipazvicer

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Next Post
Meta mbështet pedagogët dhe studentët, i bën thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat e paligjshme me inceneratorët dhe veprat korruptive

Meta mbështet pedagogët dhe studentët, i bën thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat e paligjshme me inceneratorët dhe veprat korruptive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In