Aktualitet

Kompania “Tele.Co” hajdute e klientëve të saj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 03/10/21 |
Elton Qyno

Konsumatori në Shqipëri është ai që nuk mbrohet nga asnjë instancë shtetërore dhe që në fund të çdo gjëje, biznesi është ai që i përcakton rregullat dhe sjelljet si të dojë mbi cilindo qytetar konsumator. “Viktimë” e kësaj sjellje të biznesit, u bëra dhe unë këto ditë.






Kompania e internetit dhe televizionit “Tele.Co Albania”, që administrohet nga Çobot e Fierit dhe filozofi Shezai Çobo, (se ky drejton dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Fier), bën hesap si e si të ta fusë me 10 mijë lekësha dhe 20 mijë lekësha.


Një kompani e themeluar në 7 Mars 1998 fillimisht me emrin “Rezart” ku objekt ka pasur tregtimin e mallrave ushqimorë, u kthye në vitin 2008 në “Tele.Co and Construction”, duke ju futur kështu biznesit të internetit dhe sistemeve kabllore. E ka nisur në Fier dhe ka vijuar dhe në Tiranë e qytete të tjera.







Kompania ka një kapital të rregjistruar prej 170 milion lekë të vjetra, por pavarësisht kësaj mundohet të bëjë manovra të ndyra dhe të pista që veçse i dëmtojnë emrin dhe shërbimin, duke mashtruar klientët e saj me skemën e rimbulsimit.




Administratori Shezai Çobo, që mburet para klientëve se është Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Fier dhe që qëndron gjithmonë pas shpinës së dy çupëlinave të reja, kalkulon me mëndjen e tij dhe sytë brenda syzeve se si duhet tja fusë, klientëve që prishin kontratën me kompaninë “Tele. Co Albania”.



Dhe mes personave që Shezaiu, përdori këto skema të ndyra, cinike, për të mbledhur ca thërime 10 mijë lekshe apo 20 mijë lekshe u bëra dhe unë.

Shezaiu i Fierit me kompaninë e tij që mburet se ka 3 mijë klientë dhe që pasi unë i prisha kontratën, nuk ka nevojë për mua pasi ka boll klientë, nuk do të japi rimbulsimin e paisjeve elektronike. Të modemi-t dhe dy aparaturave të tjera të TV.

Bosi Shezaiu nga Fieri, urdhëron dhe çupëlinat që mban aty tek zyra, të cilat i sheh me bisht të syrit gjithë ditën nga prapa, se nuk duhet të pranojnë asnjë paisje elektronike për rrimbursim me pretekstin se ato janë të përdorura.

Po sigurisht që janë të përdorura, o Shezoja I Fierit, se po të mos përdoreshin ato ti dhe ajo kompania jote “Tele.Co” me 4 pronarë, nuk më jepte shërbim për gati tre vite dhe unë nuk merja dot shërbim.

O kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Fierit, kur jam bërë klienti jot, me kë pritur krahë hapur, urtë e butë, çdo fjalë e kishe pambuk.

Më ke kërkuar 42 mijë lek, o Shezo, dhe ju o Çobot e tjerë të Fierit, duke më pohuar me ato çupëlinat se 21 mijë e 900 lekë të vjetra janë për shërbimin internet + televizor dhe 20 mijë lekëshi është për paisjet elektronike modemin e të tjera.

“…Nëse vendos të largohesh, tarifa prej 20 mijë lekë rimbulsohet në momentin që dorëzohen paisjet elektronike…”. Kështu ke thënë, o kryetar hajdut.

Dhe erdhi dita, unë vendosa të largohem, se ma hiqje internetin të shtunë ose të dielë dhe më lijë bosh sinjalin dhe unë as kisha mundësi të paguaja se sportelin e kishe mbyllur të dielën.
Ti për qamet nuk e lëshojë sinjalin se çdo gjë e kishe bërë kronometrike dhe kur unë vija të paguaja dhe të ankohesha për këtë se “…si mund ta mbyllësh internetin se nuk është paguar një ditë të vetme…”, ti o Shezo kryetari, thoje na telefono se ta lëshojmë në direkt.

U largova se kisha dhe oferta të tjera. U largova dhe të solla paisjet dhe sigurisht të kërkova dhe rimbulsimin financiar. Ti Shezo bashkë me ato çupëlinat, i ktheve ato se paisjet ishin të përdorura dhe konsumuara, ndaj që nuk ja vlente të më rimbulsoje për një mall të përdorur.

Unë jo numrin që ta gjeta por do të gjeja dhe në Fier ku të ishe. Ti zybë Fieri, nuk mund të gënjesh e t’ia hedhësh klientëve të tu.

Qoftë mua, qoftë dhe atyre 3 mijë që mburesh se i ke. Ti zybë Fieri, duhet të mësohesh që klientët e tu, mund të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur interesat e veta dhe nga mashtrimet e tua.
Ti zybë Fieri që llogarit 10 apo 20 mijë lekshat e që më drejtohesh mua, klientit tënd se “…llap nëpër televizione e media…, ndërsa vetë ti shet dëngla e llaposesh nëpër televizione dhe na jep leksione ekonomie, se si duhet të sillet qeveria me biznesit.

Po ti o Zybë Fieri, si sillesh me 3 mijë klientët e tu, që i llogarit ti fitosh atyre dhe ndonjë 10 mijë leksh apo 20 mijë leksh?

Madje kur ka ankesa, çupëlinat e tua nuk japin as numrin e këtij Zybës, që të flasin konsumatorët apo klientët e kompanisë. Por nuk e dinë çupëlinat që numri i Shezos apo qofte dhe Çobove të tjerë të Fierit, gjendet për një sekondë.

Ore këtu edhe të kërkosh të drejtën tëndë është krim. Si qeveria dhe biznesi kanë të njëjtën sjellje me konsumatorin dhe qytetarin. Ta fusin kur të duan dhe nuk guxon as ti kërkosh llogari, lere mo të protestosh pastaj, e ti kërkosh xhevap.

Këta s’të lenë të lëshosh as ndonjë pastirmë.

Ky zyba i Fierit, mburet se ka tre mijë klientë në kompaninë “Tele.Co Albania”, dhe ku dihet sa ka mashtruar me këtë makinacionet e paisjeve se medemek janë të përdorura.

Ndaj që për çdo klient që është aty brenda dhe çdo qytetar që mendon të lidhë një marëveshje konsumi me këtë zybën e “Tele.Co Albanian”, kam vetëm një këshillë, që të mendohet dy herë kur të shkojë tek kjo firmë e të kërkojë të lidhë një marëvëshje shërbimi.

1


Etiketa: ,

Pas