Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kompanitë celulare do paguajnë çdo vit për radiofrekuencat

by mapo.al
12/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Teknologji
0

Operatorët e komunikimeve elektronike që shfrytëzojnë brezin e radiofrekuencave do të duhet të paguajnë çdo vit për to.

Shqipëria pritet të adoptojë së shpejti direktivën e re të Bashkimit Europian për Komunikimet Elektronike, duke e reflektuar në ndryshimet që do t’i bëhen ligjit “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Aktualisht, operatorët e shërbimeve celulare në Shqipëri paguajnë për të drejtat e përdorimit të frekuencave vetëm në momentin e marrjes ose të rinovimit të autorizimit individual. Pagesa fillestare për marrjen e autorizimit individual për të drejtën e përdorimit të frekuencave përcaktohet me tender, ndërsa rinovimi i saj bëhet nëpërmjet negociatave mes operatorit dhe autoritetit rregullator. Aktualisht, autorizimet individuale për përdorimin e frekuencave mund të kenë një kohëzgjatje maksimale deri në 15 vjet, por me ndryshimet në ligjin organik që rregullon sektorin edhe afati i përdorimit të tyre mund të pësojë ndryshime.

Plani i veprimit për adoptimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, i përgatitur nga AKEP në bashkëpunim me një konsulent ndërkombëtar, sugjeron që përcaktimi i pagesave fillestare dhe atyre periodike vjetore për spektrin të vendoset pas konsultimeve publike me palët e interesuara.

Megjithatë, këto pagesa besohet se do të kenë vlera të konsiderueshme. Për shembull, për spektrin e përdorur në frekuencat 3.4-3.8 Mhz, që pritet të jetë ndër brezat që do tenderohen për teknologjinë 5G, vlerësimet janë për pagesa nga operatorët në afërsisht 200 mijë euro në vit.

Plani i veprimit për teknologjinë 5G gjithashtu përmban disa rekomandime të tjera për ndryshime në ligjin “Për Komunkimet Elektronike”, me qëllim lehtësimin e implementimit të kësaj teknologjie. Në nenin 8, që përcakton kompetencat e AKEP, propozohet të shtohet se se AKEP duhet të konsiderojë partneritetin me qytetarët, agjencitë qeveritare dhe korporatat si vullnetarë për të testuar shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit për brez të gjerë fiks duke kryer matje të automatizuara, të drejtpërdrejta të shërbimit të ofruar.

Sugjerohet se AKEP gjithashtu duhet të marrë në konsideratë ofrimin e një aplikacioni celular me brez të gjerë duke përdorur teknologjinë e bazuar në smartphone për të mbledhur të dhëna anonime të performancës së rrjetit të internetit me brezi të gjerë. Këto të dhëna do të mblidhen për të ndihmuar në informimin e konsumatorëve, industrisë dhe politikëbërësve mbi mënyrat për të përmirësuar performancën e brezit të gjerë celular në mbarë vendin.

Në të njëjtin nen, që parashikon administrimin nga AKEP për të menaxhuar Fondin e Shërbimit Universal, plani rekomandon vendosjen e një dispozite që parashikon se Qeveria Shqiptare të investojë në ngritjen e një Fondi të tillë për të mundësuar ngritjen e rrjeteve 5G për zonat rurale të vendit. Plani sugjeron edhe një fokus të AKEP në hetimet tarifore. Kjo siguron aftësinë për të filluar një hetim për çdo tarifë të aplikuar nga operatorët para ose pasi të hyjë në fuqi. Hetimet mund të fillojnë me nismën e AKEP ose në përgjigje të një ankese të paraqitur nga një operator tjetër ose konsumator./Monitor/E.Shehu

 

Tags: Kompanite celularePagesa e radiofrekuencavetarifatTekonolgjia 5G

JU SUGJEROJME

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe
Aktualitet

Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe

17/05/2022
“Toyota Yaris”, Artan Hoxha flet pas 4 orësh “izolim” në Bruksel nga prokurorët belgë
Aktualitet

“Toyota Yaris”, Artan Hoxha flet pas 4 orësh “izolim” në Bruksel nga prokurorët belgë

17/05/2022
Konferenca me Mike Pompeo-n, analiza satirike e Gjekmarkaj
Aktualitet

Konferenca me Mike Pompeo-n, analiza satirike e Gjekmarkaj

17/05/2022
Next Post
SPAK e shpalli në kërkim, reagon Rezart Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

SPAK e shpalli në kërkim, reagon Rezart Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
  • Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe
  • “Toyota Yaris”, Artan Hoxha flet pas 4 orësh “izolim” në Bruksel nga prokurorët belgë
  • Konferenca me Mike Pompeo-n, analiza satirike e Gjekmarkaj
  • Ja çfarë është thënë në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In