Aktualitet

Kompetenca pas dorëheqjes, Kushtetuesja: Kërkesa e papranueshme






               Publikuar në : 18:32 - 04/09/19 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka cilësuar të papranueshme kërkesën për interpretim të Ramush Haradinajt, lidhur me faktin nëse ka të drejtë që të mbledhë qeverinë dhe të marrë vendime edhe pse ka dhënë dorëheqjen.


Në vendimin e Gjykatës thuhet se çështjet e ngritura nga Haradinaj nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese. Në kohën kur e kishte parashtruar kërkesën për interpretim, Haradinaj tha se “kushtetuta e Kosovës nuk e ka caktuar se çfarë ndodhë kur një kryeministër jep dorëheqje”.

Vendimi i plotë:

Aktvendim Lënda: KO 124/19 Parashtrues: Kryeministri (në dorëheqje) i Republikës së Kosovës Objekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i aktit të dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe definimi i kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit. Kërkesa bazohej në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], në lidhje me nenin 113 [Jurisdiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas