Aktualitet

Komshiu 48-vjeçar ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren, del raporti i mjekëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:22 - 19/06/20 |
mapo.al

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit mbremjën e djeshme, pas një denoncimi që komshinjtë e tij bënë, ku thanë se ai u kishte ngacmuar seksualisht vajzën 5-vjeçare.


Pasi e mitura është marrë në pyetje, në prani edhe të psikologëve, policia ka arrestuar 48-vjeçarin.


Pas denoncimit, vajza 5-vjeçare është dërguar për vizitë në Spitalin Rajonal të qytetit.


Nga vizita mjekësore e kryer nga mjekët specialistë, rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual, që sipas mjekëve nuk ishin finalizuar.


48-vjeçari njihet nga banorët e lagjes si pijanec dhe se rri shpesh me fëmijët në sheshpushimet e pallateve, por nuk ka pasur ankesa lidhur me sjelljen e tij ndaj fëmijëve.

Ende nuk dihen detajet si ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Ngacmimi seksual me të mitur’, me një fëmijë 5 – vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme”, deklaron Policia e Beratit.

LEXO EDHE:

Berat/ Arrestohet 48-vjeçari, dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë 5-vjeçar


Etiketa:

Pas