Komuna e Robbio-s e Pavisë, është e para në botë, që ka bërë analizat e gjakut për Covid-19 dhe rezultatet japin një shifër të lartë të qytetarëve që ishin të infektuar, e po kaq nga ata që e kishin kaluar infeksionin dhe kishin antitrupa në gjak.
Kryetari i bashkisë Roberto Françeze, deklaron se të dhënat që dalin nga rezultatet e testeve me analiza gjaku janë 10 herë më shumë sesa ato të vërtetuara zyrtarisht me testet e tamponeve.
Në Itali, rastet e Coronavirusit mund të jenë dhjetë herë më shumë nga ato që njihen nga testet e gjurmimit të infeksionit.
Konfirmimi vjen nga Robbio, një qytet me rreth 6 mijë banorë në provincën e Pavisë, ku kryetari i bashkisë ka vendosur të lejojë popullatën të kryejë testin e gjakut për të vlerësuar si pozitivitetin ndaj Coronavirus, ashtu edhe praninë e mundshme të antitrupave.
Rreth 2000 persona, në mënyrë vullnetare, iu nënshtruan ekzaminimit dhe të dhënat e para janë këto: nga 910 pacientë, 100 janë pozitivë dhe 100 janë me antitrupa, që do të thotë 10 herë më shumë se rezultati i testeve të tamponeve që ishte bërë më parë e që ishte 20.
Këtu është rezultati në detaje:
Pacientët e ekzaminuar janë gjithsej 910, ku ndër ta:
Meshkuj 349,
Femra 461,
Meshkuj pozitivë 45,
Femra pozitive 55,
Pozitiv për IGG 98,
Pozitive për Igg dhe IGM 2,
Mosha 4-89 IGG.
Pozitivi më i ri është 9 vjeç (femër) 89 vjeç (mashkull).
Shumë nga rezultatet pozitive, janë ata që kërkuan tampona për simptoma të buta të trajtuara në shtëpi apo edhe asimptomatikë dhe të afërmit e tyre që jetojnë me ta në të cilën konstatohet pozitiviteti ”.
Jo vetëm kaq, 100 njerëz të tjerë kanë pasur Covid19 dhe e kanë marrë veten. “Është e rëndësishme të njihen këto të dhëna për rikthimin në normalitet” – vazhdon Françeze.
Kjo nënkupton që në Lombardi, janë 2.2 milion qytetarë që e kanë pasur ose e kanë ende virusin, me pak, ose pa as edhe një simptomë. Padyshim më shumë se afro 61,000 që janë të regjistruar zyrtarisht.
“Testi kushtoi 45 € për person”- përfundoi Françeze, por “ne duhet ta bëjmë atë masivisht tek të gjithë veçanërisht për ata që janë në rrezik”, për të gjetur edhe kohën dhe si të rifillojmë aktivitetin.
Njëkohsisht edhe në vendet e tjera, në raport me shkallën dhe kohën e përhapjes, numri i atyre që janë të prekur me virus është 10 herë më i lartë dhe, po kaq janë ata, që kanë antitrupa kundër infeksionit.