Ka nisur Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit, ku do të diskutohet për emrat e kandidatëve. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të opozitës.
Deputetja e PD, Flutura Açka ka qenë skeptike sa i përket procesit të zgjedhjes, duke thënë se ka rezervat e veta, duke pasur parasysh edhe sulmet ndaj presidentit Ilir Meta. Açka ka shtuar më tej, se mazhoranca nuk është e hapur për negociata dhe se opozita ndodhet aty sa për buzëkuq.
“Jemi këtu për të sjellë sado pak frymë europiane. Kam rezervat e mia dhe frikërat e mia duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur. E sollët e lëvduat, e çuat në gjykatë, e shatë prapë. Duhet t’i kishit kërkuar ndjesë shqiptarëve, vetëm e shatë. Unë do kisha dashur ta kishit bërë. Ju hapët një proces, keni të drejtën tuaj, por nëse e kishit të mbyllur, duhet t’ju kenë dalë 250 presidentë juve. E kthyet në masivizëm. Huqi nuk ka për t’ju lënë te negocioni se ju e keni zgjedhur. Kam bindjen për këtë, këtu jemi si buzëkuqë. Keni zgjedhur dhe emrin. Ju keni vetëm 2 kritere, ose komunist ose lëpirës dore”, deklaroi Açka.