fbpx

Aktualitet

Komunitetet fetare letër ambasadores holandeze: Boll kemi vuajtur!





               Publikuar në : 23:02 - 17/04/19 |
mapo.al

Pesë komunitetet fetare në Qarkun e Elbasanit i drejtohen me një letër ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, pas vendimit të parlamentit holandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Ndër të tjera shkrujanë se “jemi të trishtuar për faktin që parlamenti juaj votoi për të vendosur regjimin e vizave për popullin tonë i cili boll ka vuajtur nga mbyllja gjatë regjimit diktatorial”. Komiteti ndërfetar i kërkon ambasadores që të ndikojë pranë qeverisë së saj.


Letra e plotë:



E nderuar Shkelqesia Juaj Zj. Guusje Korthals Altes,


Ambasadore e Mbretërisë së Hollandes ne Shqiperi.

Komiteti Nderfetar i QBNF, i perbere nga autoritetet me te larta te 5 Komuniteteve Fetare te Qarkut Elbasan, eshte teper i trishtuar per faktin qe parlamenti juaj votoi per te vendosur regjimin e vizave per popullin tone i cili boll ka vuajtur nga mbyllja gjatë regjimit diktatorial.

Ne ju kujtojme se populli ynë eshte nje prej popujve me të vjetër ne Evropë qe kontributi dhe aspiratat e tij per te qene pjese e Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe të patjetërsueshme.

Lëvizja e lirë me vendet e BE ka shërbyer për emancipimin e shoqërisë sonë duke bere progres të vazhdueshëm e të gjithanshëm për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Gjate kësaj periudhe tranzitore ne kemi kaluar shum sfida por qe me ndihmën tuaj dhe gjithë partnereve nderkombetarë po i kapercejme me kalimin e viteve.

Per kete e ndjejme si detyre t’ ju bejm thirrje qe me autoritetin tuaj te ndikoni prane qeverisë suaj per te penguar kete nisme kunder popullit tone te ndershem dhe europëdashes.

Me besim ne Zot mbetemi me shprese se kjo thirrje e jona do te merret ne konsiderate

Me respekt

Kryesia QBNF ELBASAN


Foto: Guusje Korthals Altes


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas