KMR

Komuniteti në Vietnam, që jeton ngjitur me linjën hekurudhore të Hanoit…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 04/11/18 |
mapo.al

Në qytetin e vjetër të Hanoit, Vietnam, pranë liqenit Hoan Kiem, është një komunitet i tërë që jeton në një rrugë shumë të veçantë. Shumica e njerëzve i referohen asaj thjesht si Rruga e Trenit, por për banorët që jetojnë përgjatë kësaj pjesë, kjo është shtëpia e tyre. Vendi ku fëmijët luajnë, gratë lajnë rrobat, burrat bërtasin dhe gratë bëjnë thashetheme.


Vu Thi Khon jeton këtu prej 27-vjetësh dhe lan enët vetëm një metër larg shinave të trenit. Teksa ajo pastron lëshon një paralajmërim të sinqertë dhe të rreptë.


“Hapni veshët dhe sytë dhe kushtojini vëmendje sinjaleve të dritës dhe të trenave” thotë ajo, “për të mos u goditur prej tij”. Në këtë zonë zonja Khon ka rritur fëmijët dhe nipërit e saj dhe e di çdo të thotë të jetosh në këtë zonë të rrezikshme. Hekurudha u ndërtuar në 1881 dhe linja hekurudhore që lidh veriun me jugun është e gjatë 1730 km.


Kjo linjë kalon në 21 provinca të Vietnamit. Kur stacioni i trenit të Hanoi u hap në vitin 1902 nuk kishte banesa përqark, por teksa qyteti rritej, shtëpitë filluar të ndërtohen shumë pranë shinave të trenit siç i shihni në foto. Ky qytet është bërë një atraksion për turistët pikërisht për shkak të shtëpive të ndërtuara vetëm disa hapa larg binarëve të trenit. Në Vietnam ka qindra familje që jetojnë pikërisht buzë shinave të trenit duke përfshirë Ba Dinh, Hoan Kiem dhe Dong Da.


<
>
2-2-1 3-3 (1) 3-3 4 5-3 5d3_270246232959pm 6-1-1 7 GH railwaychess0702 railwayresidents0702 railwaytourist0702

 


Etiketa: , , ,

Pas