Aktualitet

Koncensioni i Rinasit – Meta: Urgjencë, shkelje dhe noterizim në Kamëz














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 24/02/21 |
mapo.al

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka denoncuar sot aferën e shtyrjes së afatit të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit me 13 vite, ende pa mbaruar afati i kontratës së parë.





Presidenti ka sjellë sot disa të dhëna, që e bëjnë sipas tij, edhe më të dyshimtë këtë marrëveshje, teksa ka kthyer ligjin për të, duke e cilësuar në shkelje flagrante të Kushtetutës.


Gjithçka nga qeveria në parlament, ka kaluar brenda një date, me 27 janar.




Një nxitim që tregon se aty fshihet diçka, ndërsa siç ka thënë Meta, ka ligje shumë të rëndësishme që presin ende nëpër komisione e nuk kalojnë në konferencën e kryetarëve në Kuvend.


Por, ende më shumë, Presidenti thotë se marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë, është nënshkruar tek një noter në Kamëz. Pse pikërisht në Kamëz? – pyet Meta, teksa qindra noterë ka në Tiranë.


Kreu i shtetit zbuloi të tjera detaje. Mungesën e garës, prishjes e barazisë, dhe mospasjen e një studimi apo analize për këtë kohëzgjatje, duke qënë se kemi të bëjmë me një objekt të rëndësisë së sigurisë kombëtare, siç është Rinasi.

*****

Kam dalë të flas në çështje me Aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku Kuvendi ka ratifkuar një ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare e miratura ka nivelin me të lartë të anti-kushtetutshmërisë, por edhe të korrupsionit të Kuvendit tonë një partiak.  Kanë miratuar një ligj për ta ligjëruar këtë korrupsion.

Është shtesë arbitrare në dëm të interesave të qytetarëve. Kjo kontratë e fshehtë koncesionare është fshehur dhe është mbajtur larg syve të publiku, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë që të di.

Sot do të citoj disa nga shkeljet kryesore në këtë kontrate koncesionare. Në datën 27 janar, ligji është depolitizuar po brenda datës në Kuvend nga qeveria. Më 27 janar konferenca e krerëve e ka futur brenda ditës në kalendar. Projektligji i përcjellë Kuvendit ka bashkëlidhur marrëveshjen që qeveria dhe koncesionari kanë nënshkruar vetëm një ditë para. Ky është bërë në kundërshtim me çdo rregull dhe procedurë. Është shumë e qartë se me çfarë urgjence ka vepruar qeveria dhe Kuvendi.

Kjo marrëveshje e bërë më kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vite afatin e koncesionit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Qeveria pa asnjë lloj konkurrimi i ka shtuar 13 vite tjera dhe përfundon deri në 2040. Është bërë pa garë dhe pa pritur afatin e përfundimit dhe janë shkelur parimet kushtetuese, dhe në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshjes të lidhur në vitin 2004. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një afati rekord duke dhunuar të gjitha kushtet ligjore. Nuk merr parasysh interesin e qytetarëve. Zgjatja është bërë pa një analizë shteruese, mbi shoqërinë që ka blerë aksionet.

Absurde është fakti që dy qeveritarë zgjedhin që ta hartojnë dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen në Bashkinë Kamëz, tek një noter. Një ministër dhe një zv.ministër nuk kanë përtuar që të shkojnë në Bashkinë Kamëz, në datën 27 janar.

Kur e keni zhvilluar marrëveshjen koncesionare? Kur e keni konsultuar këtë draft të konsultuar dhe me ministritë e linjës? Kur shkuat dhe e nënshkruat në Kamëz? Kur e përgatitët dosjen për ta përcjellë në Këshillin e Ministrave për shqyrtim? Pse dy standarde?

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas