Aktualitet

Koncert Solidariteti në Luksemburg





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:22 - 16/01/20 |
mapo.al

“Ka një kastë të mrekullueshme muzikantësh shqiptarë dhe jo vetëm, që janë organizuar nesër në Luksemburg, në sallën e International School St. George, për të mbështetur në një melodi solidariteti, të prekurit nga tërmeti I 26 Nëntorit.
Ndonëse, tërmeti u harrua, me mijëra njerëz janë ende pa shtëpi, por kujt i këndon kujtesa, nuk harron asnjëherë, sepse këngët më të bukura vijnë nga zemrat e vërteta”.


Ky është postimi i Arlinda Çaushollit për Koncertin e Solidaritetit që ka bërë bashkë shqiptarët në koncertin e nesërm.



“Fit For Future u bë pjesë, besoj me vlerë – për emblemën që ka në thelb të saj – e kësaj nisme të bukur që shpaloset nesër në Luksembug, në International School St. George në Luksemburg. Ora 17.00. Nën tingujt e harmonisë së Zija Bejlerit, Diana Subashit, Dhurata Lazos, Eriona Gjyzelit, Elsa Skendulit, Pierre Weber dhe mbështetjen e Ornela Harizit.


Rruga e shpëtimit, është ajo e bashkimit”, thotë Çausholli në postim.

 

 



Pas