ShowBizz

Koncerti madhështor i Dua Lipës, zbulohen emrat e tjerë pjesëmarrës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 27/11/20 |
mapo.al

Ditën e sotme do të mbahet koncerti virtual i Dua Lipës, të cilin kaq shumë e kemi pritur të gjithë!



Artista me famë botërore na kishte paralajmëruar për shumë surpriza dhe na lejoni të themi se paska rezervuar goxha të papritura.


Dy ditë më parë, Dua njoftoi përmes një njoftimi në Instagram se pjesë e “STUDIO 2045” do të bëhej edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.




Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.



 


View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.

Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Ishte bërë gjithashtu e ditur se pjesë e koncertit të saj virtual do të ishin edhe FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin.

Vetëm sot është mësuar se këtyre emrave do t’i bashkohet edhe këngëtarja e producentja e famshme Kylie Minogue.

Kjo e fundit do të shfaqet gjithashtu në skenë me Duan, ndaj mezi po presim ta shohim këtë koncert.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas