fbpx

Aktualitet

Koncesionet në Kuvend, Basha: Deputetët do jenë subjekt i Anfimafias





               Publikuar në : 12:42 - 12/09/19 |
mapo.al

Lulzim Basha ka denoncuar sërish dy koncesionet me PPP të qeverisë, për segmentin Milot-Balldre me kosto 296 mln euro dhe atë Orikum-Llogara, 70 mln euro. Kuvendi pritet të rrëzojë sot dy dekretet e kreut të shtetit, por Basha ka një paralajmërim për deputetët që do votojnë pro mazhorancës.


“Çdo anëtar i seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj, nesër do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Sot do ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat, nesër do ju ndjekim këmba-këmbës, në Shqipëri apo jashtë saj, çdo pronë e juaja do jetë në lupën e antimafias dhe SPAK-ut. Ajo që po ndodh sot në landfillin e Republikës, është vjedhje me ligj“, u shpreh Basha, duke deklaruar se për dy projektet kostoja e ndërtimit është shumëfishuar abuzivisht me qëllim përfitimin personal.



Basha tha se prioritet i Partisë Demokratike kur të vijë në pushtet do të jetë zbulimi dhe hetimi i pasurive të zyrtarëve të lartë si drejtorë, ministra dhe ish-ministra, por nuk do të shpëtojnë as personat privatë, përfitues të koncesioneve. Sipas Bashës, kontratat koncesionare që do kalojnë sot në Kuvend, do të konsiderohen vepër penale.


“Koncesionet korruptivve po sjellin dëme kolosale për buxhetin e shtetit. Po grabiten paratë e shqiptarëvëe për këto dy koncesione super të korruptuara. Koncesionet do të paralizojnë të gjitha financcat publike të vendit të cilat do të bëjnë të pamundur jo vetëm politikat publike, por do bëjnë të pamundur edhe pensionet si dhe pagat. Dëmi i këtyre kontratave është i pallogaritshëm edhe në fushën e ekonomisë. Duke favorizuar këto firma, të cilat rrisin deri në tre herë koston e ndërtimit, për të ndarë paratë me Edi Ramën, po largojnë nga tregu biznesin e ndershëm. Këto janë monopole afatgjatë që nxjerrin nga tregu biznese të ndershme.

Këto kontrata dhe koncesione po sjellin rrezik destabilizimi për vendin si dhe rrezik për procesin e mëtejshëm të integrimit të vendit në BE. Pas këtij paralajmërimi që i drejtoj sot parlamentit të cunguar, çdo anëtari të tij, dua ta baj të qartë se për mua dhe PD, nuk ka gjë më të rëndësishmë se zhdukja e ndikimit dhe pasojave të grabitjes kriminale përmes këtyre polittike të Eid Ramës dhe një grupi oligarkësh me të cilët ndan plaçkën e shqiptarëve. Prioriteti numër një do jetë hetimi dhe zbulimi i të gjitha vjedhjeve të këtyre viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Çdo kontratë koncesionare që do të miratohet sot, do të konsiderohet si vepër potencialisht kriminale dhe do të hetohet nga antimafia në bashkëpunim me SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë partnere. Çdo kompani private, çdo person privat dhe publik, deri te kryeministri do t’i nënshtrohet hetimit të pasurisë së të ardhurave në Shqipëri dhe jashtë vendit”, theksoi Basha.

Basha kishte një paralajmërim të fortë për 2 kompanitë të cilat kanë fituar tenderin e ndërtimit të Milot-Balldre dhe Orikum-Llogara.

“Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do t’iu dërgohet dhe bankave të nivelit të dytë që do të japin kredi për këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:

Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, PD letër dy kompanive


Etiketa: , , ,

Pas