Aktualitet

Koncesioni i Portit të Durrësit, Pisonero: Jemi në dijeni, kemi kërkuar sqarime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:16 - 04/03/21 |
mapo.al

Marrëveshja e Kryeministrit Rama me kompaninë arabe Emar për dhënien me koncension të Portit të Durrësit po ndiqet me vëmëndje nga Bashkimi Europian.





Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero, në një reagim për Syri Televizion ka deklaruar se unioni i ka kërkuar qeverisë Rama, më tepër informacione nëse ky koncesion është në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.


“BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.




BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë.”-tha Ana Pisonero.


Ndërkohë, dy ditë më parë, Edi Rama e mohoi para medias që kjo çështje të jetë diskutuar gjatë vizitës së tij në Bruksel.


LEXO EDHE:

A është porti i Durrësit çështja e nxehtë e Brukselit që s’u përmend në publik?

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas