Aktualitet

Koncesioni për mbetjet në Tiranë – Tabaku: Histori e pastër vjedhje







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 16/10/20 |
mapo.al

Partia Demokratike vijon denoncimet ndaj qeverisë lidhur me aferat korruptive të inceneratorëve.


Ish-deputetja, Jorida Tabaku tha se kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension.


Sipas saj, me një kapital prej 100 mijë lekësh, kompania mori një koncension prej 130 milionë eurosh.



Fjala e Jorida Tabakut:


Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje,  korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension.


Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncension prej 130 milionë eurosh. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro.

Kostot e këtij inceneratori po paguhen nga qytetarë të Tiranës. 25 milionë euro janë paguar për atë karabinë atje dhe atë mal plehrash.


Etiketa: , , , ,

Pas