Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione të larta gjatë ditës së sotme.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka debatuar me deputetin Erion Braçe të cilin e akuzon se ka dalë në hetimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit.
Braçe ka replikuar nga vendi, çka ka sjellë një reagim të ashpër të Salianjit, i cili është nisur drejt ish-zëvendëskryeministrit, por është ndaluar nga punonjësit e gardës.
Debati
Salianji: Ku iku zonja që kishte librin në dorë. Ka dhjetëfishuar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj. Bën si engjëll këtu, por nuk është engjëll. Ky zotëria që ngrihet këtu dhe bëhet si më i shqetësuari. A je ti zëvendëskryeministri që ke dal në hetimet e antimafias italiane (hetimet ndaj Rezart Taçit).
Ndërhyn deputeti Erion Braçe
Salianji: O kone mos më ndërprisni mua. Plehrë, qen, kone, zagar!