Aktualitet

Konferenca e donatorëve, apo e kreditorëve?!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 17/02/20 |
mapo.al

Nga Dritan Shano


Shifra prej me shumë se 1 miliardë euro e premtuar në konferencën e organizuar në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti është impresionuese.


Nje falenderim i madh të gjithë vendeve që u solidarizuan me shqiptarët në nevojë, që premtuan para në ndihmë të shqiptarëve, veçanërisht Italisë, e cila nuk zhgënjeu në angazhimin e saj të përhershëm ndaj vendit tonë; por edhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për masën dhe konkretësinë e ndihmës së premtuar prej tyre.



Nga kompozimi i premtimeve në grante dhe kredi, ku dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve por Konferenca e Kreditorëve.


Mbetet të shihen kushtet që do paraprijnë dhe shoqërojnë si grantet ashtu dhe kredite e premtuara. Njohja e tyre do na jepte një ide të qartë për kalendarin e disbursimeve të këtyre premtimeve; për rolin dhe detyrat që duhet të përmbushë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërise, që të mos bëhen pengesë për disbursimin e shpejtë të këtyre fondeve të premtuara.


Cili do te jetë roli i Qeverisë Shqiptare në menaxhimin e këtyre granteve dhe kredive? Proçedurat do kryhen nga shtetet apo insitucionet kredidhënëse, apo nga Qeveria Shqiptare? Në rast se do kryhen nga shtetet dhe institucionet kjo do të tregojë besimin e ulët tek aftësitë, kapacitetet dhe transparanca e qeverisë shqiptare ne menaxhimin e këtyre fondeve; njëherësh do rrisë dhe paqartësinë e kalendarit të disbursimit të premtimeve.

Është e qartë se qeveria do duhet të rishikojë përsëri buxhetin e vitit 2020. Parashikimi i kostove lokale që do duhet të përballojë është ende i paqartë. Mbetet për t’u parë nëse kredia e premtuar do ndikojë në stabilitetin makroekonomik te vendit. Kapacitetet e ulëta absorbuese të vërejtura në dekadën e fundit paraqesin risk për thithjen e fondeve dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të popullsisë së prekur nga tërmeti.

Transparenca e menaxhimit të këtyre fondeve u theksua nga shumë pjesëmarrës në Konferencë, çka tregon vetëdijen dhe nevojën e donatorëve dhe kreditorëve për garanci që paratë do shkojnë në destinacion.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas