Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve jep “OK”, Komisioni Hetimor për raportin e Dick Marty kalon në seancë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 25/11/20 |
mapo.al

Konferenca e Kryetarëve vendosi t’i përcjellë Kuvendit kërkesën e 18 deputetëve socialistë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për raportin e Dick Marty, që lidhet me veprimtarinë e UÇK-së në Shqipëri.



Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi në konferencën e zhvilluar online se,  Komisioni i Posaçëm do të shqyrtohet në seancë plenare për hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet në Shqipëri mbi çështjet e Dick Marty – për rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike në ndihmë të UÇK-së.


Prej një muaji, kryeministri Edi Rama akuzon kryedemokratin Lulzim Basha për rol të rëndësishëm pranë institucioneve ndërkombëtare të atashuara në Kosovë në vitin 1999, dhe për fshehjen e një kasete të masakrave serbe në Krushë.




Kjo kërkesë zyrtare për një Komision të Posaçëm që do të shqyrtohet në Kuvend, duket se vjen si produkt i fushatës së PS-së për të përbaltur kreun e opozitës.



LEXO EDHE:

Mazhoranca e bën zyrtare: Të ngrihet Komision Parlamentar për UÇK-në


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas