Konferenca e Kryetarëve e mbledhur online, miratoi kalendarin njëjavor të punimeve të Kuvendit, për periudhën 24-31 korrik 2020.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e zhvilluar sot më 22 korrik, miratoi kalendarin një javor të punimeve të Kuvendit per periudhën 24-31 korrik 2020.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020. Ndërkohë nesër Kuvendi do të jetë në seancë plenare ku pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Në 30 korrik Kuvendi mbyll sesionin parlamentar. Në këtë seanca mazhoranca thotë se do të miratohen ndryshimet Kushtetuese, propozime këto të Opozitës Parlamentare, për të hapur listat e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.