Aktualitet

Konferenca e Pezës, Meta: Politika ka vonuar anëtarësimin në BE






               Publikuar në : 11:28 - 16/09/19 |
mapo.al

Nga Konferenca e Pezës, Presidenti Ilir Meta ka dhënë disa mesazhe politike, ku ka folur për hapjen e negociatave me BE-në. Meta u shpreh se antagonizmi politik ka vonuar anëtarësimin. Presidenti theksoi se nëse BE vendos kushte të reja për Shqipërinë, atëherë le ti vendosë për çdo institucion.


Qëllimi ynë sot është anëtarësimi në BE. Antagonizmi politik ka vonuar anëtarësimin. Kam dhënë shumë mesazhe dhe sjellja ime si president ka qenë në interesin kombëtar. Kërkesa ime për të gjithë forcat politike është t’i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t’i thotë “Po” çeljes së negociatave. Nëse BE vendos kushte për hapjen e negociatave, le ti vendosë për çdo institucion.



Nuk ka patur ansjë institucion më koherent se sa Presidenti i Republikës”- u shpreh Meta.

Presidenti mori pjesë në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës.



Pas