Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë ka zgjatur më pak se 40 minuta.
Kjo ka sjellë një lloj ‘proteste’ nga gazetarët e mediave të Kosovës të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për pyetje.
Rama u shpreh se konferenca mund të vazhdojë me të, por për shkak të agjendës, kancelares i duhet të largohet dhe s’ua ka për ‘borxh’.
“Me mua bashkë po, por kancelarja nuk ua ka borxh”, tha Rama në mbyllje të konferencës.
Ndërkohë në sfond dëgjohen thirrjet dhe pyetjet që gazetarët e mediave të Kosovës drejtojnë ndaj Merkel, por konferenca përfundoi.
LEXO EDHE:
Rama: Pa Merkel, Ballkani s’do ishte njësoj, për detin e diellin jemi përpara BE