Aktualitet

Konfirmimi i aktakuzave – Hoti: Provë për Kosovën! Para botës do të dalim faqebardhë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:53 - 06/11/20 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur sot para qeverisë mbështetje të plotë për të gjithë figurat politike, ish-luftëtarë të UÇK-së, që sot janë zgjuar në paraburgimin e Hagës. Hoti e cilësoi provë për Kosovën, që duhet përballuar me urtësi dhe vizion. Kosova do të dalë si gjithmonë para botës faqebardhë, u shpreh i bindur Hoti.






“Përshëndes gatishmërinë e tyre, qëndrimin dhe kulturën institucionale që dëshmon se Kosova i beson drejtësisë dhe bashkon me drejtësinë pa asnjë hezitim. Si kryeministër dhe si qytetar t’i hedh një vështrim përpjekjeve tona që kemi bërë për të arritur te liria që gëzojmë. Në vitin 98-99 bota po shihte gjenocid mbi popullin e Kosovës.


Sot dy dekada më pas kjo ndërhyrje shpëtimtare kujtohet si një akt i humanizmit të lartë ndërkombëtarë. Andaj ne do të jemi përherë mirënjohës vendeve mike që na ndihmuan në cistet më kritike të historisë tonë. Ne do të punojmë bashkërisht për të forcuar institucionet, e ardhmja qëndron mbi gjithë ne, ne secili në detyën e vet do të jemi në shërbim të Republikës së Kosovës”, tha Hoti.







“Në këto kohë të vështira me pandeminë ne po ballafaqohemi me forcimin e stabilitetit, duhet të tregojmë urtësi dhe vizion që së bashku ta përballojmë këtë provë. Jam i bindur që para botës do të dalim faqebardhë, ashtu si gjithmonë. Qeveria vlerëson se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve sa i përket ushtrimit të kapaciteteve kushtetuese, qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim për t’i realizuar qëllimet.




Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë bartësit e institucioneve, presim bashkëpunim nga të gjitha subjektet në vend. Qeveria pret nga të gjithë që të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, i besojmë drejtësisë dhe pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten as me të tjerët. Ky është qëndrimi i qeverisë karshi zhvillimeve”, u shpreh Hoti.



1


Etiketa: , , , ,

Pas