Kryesore

Konfirmimi i Prelës, ish-ministri: Vetingu, i drejtë si drapri! Gazetari: Të kryesojë dhe SPAK-un














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 05/02/19 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Donika Prelën, drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Edhe pse opozita lëshoi akuza të rënda ndaj Prelës dhe vetë monitoruesit e huaj kishin rezerva, Prela ia doli që të kalojë shkallën e parë të vetingut.






Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pati ‘vënë bast’ më 22 janar se pavarësisht problemeve dhe reagimit të ONM, Donika Prela do e kalojë vetingun.


“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vetingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal! Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela. Vijon t’i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!” shkruan Manjani.







‘Donika Prela u takua me Sanxhaktarin e vetingut, kamerat e kanë filmuar’: Denoncimi i PD






Kurse gazetari Basir Çollaku shkruan se Prela është përgjegjëse për zhdukjen e disa dosjeve të rëndësishme te Krimet e Rënda dhe që lidhen me disa prej figurave më të përfolura si Saimir Tahiri apo Vangjush Dako.

Sipas tij, dëmi që ka shkaktuar Prela, është shumë herë më i madh se dëmi i Avdylajve apo Balilit. Çollaku aludon më tej me ironi se Prela mund të jetë edhe kandidatja e re për kryesimin e SPAK-ut.

Donika Prela kalon vetingun, konfirmohet në detyrë

1


Etiketa: , , , , ,

Pas