Aktualitet

Konfirmohen 6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 132 të infektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:43 - 03/04/20 |
mapo.al

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 në vend.


”Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.


Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.


Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16.



Etiketa: ,

Pas