Aktualitet

Konfirmohen me koronavirus 7 mësues në Korçë, mbyllet shkolla








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 27/10/20 |
mapo.al

Shtatë mësues të Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.


Mësohet se nesër nuk do të zhvillohet mësim në këtë shkollë pasi e gjithë godina do ti nënshtrohet dezinfektimit.


Ditën e sotme të gjithë mësuesve, kontakteve të afërta të kësaj shkolle u janë marrë tamponat ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.



Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë, ndërsa sot kanë rezultuar pozitivë edhe pjesa tjetër e tyre.


Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas