Prej disa kohësh është përfolur për një largim të Xhemi Shehut nga spektakli i humorit “Portokalli”. Së fundmi ka qenë vetë moderatorja që i ka konfirmuar zërat.
E pyetur nga një komentuese nëse është e vërtetë që ajo do të largohet nga “Portokalli”, Xhemi ka pohuar.
Ndërsa një komentuese tjetër i shkruan: “Mos u lodh shumë se kemi ‘Portokallinë’ në tetor!”
“Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia”, – i është përgjigjur Xhemi.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Xhemi do të jetë pjesë e një projekti tjetër në Top Channel, do të shkojë në ndonjë ekran tjetër apo thjesht do të bëjë një pauzë nga televizioni.