Një rast me Covid-19 është konfirmuar në Gjykatën e Durrësit, çka ka sjell pezullimin e punës në këtë institucion.
Mësohet se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e Gjykatës së Durrësit do të zhvillohet në Gjykatën e Kavajës.
Ndërkohë në 24 orët e fundit në Durrës janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus.