Aktualitet

Konfirmohet miqësorja, Shqipëri-Kosovë luajnë në 11 nëntor në “Elbasan Arena”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 28/10/20 |
mapo.al

Situata e përkeqësuar me COVID-19 ka bërë që Kombëtarja shqiptare e futbollit të anulojë një tjetër ndeshje miqësore.






Pas miqësores me Armeninë, e cila u anulua për shkak të luftimeve, FSHF njofton sot se të njëjtin fat ka edhe ajo me Gjibraltarin për shkak të pandemisë.


Shqipëri-Gjibraltar ishte programuar për të luajtur më 11 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”. Por në të njëjtën datë do të zhvillohet vëllazërorja me Kosovën.







“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave”, njofton FSHF.




Në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.



1


Etiketa: , , ,

Pas