Drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi ka kaluar vetting-un duke u konfirmuar në detyrë. Konfirmimi është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas seancës dëgjimore në datë 8 maj, ku u njoh me dosjen e tij. Sotir Kllapi i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.