Aktualitet

Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit, kandidate për SPAK





               Publikuar në : 12:00 - 10/12/19 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Anita Jella.


Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është konfirmuar në detyrë nga trupa gjyqësore Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.



Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar deri në vitin 2007 si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit.


Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas