Klubi i Tiranës ka konfirmuar se derbi i Shqipërisë mes bardhebluve dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte në stadiumin “Selman Stërmasi” nën dritat e prozhektorëve në orën 18:00. Një lajm i mirë ky për tifozët të cilët do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen në ekranin e Supersport pasi kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve në stadium për shkak të dënimit që ka marrë Tirana për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në derbin ndaj Partizanit.
Njoftimi i klubit
“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu”.