Aktualitet

Konfirmohet me Covid-19 një 32-vjeçar në Prrenjas, dyshohet për kontakte të shumta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 24/06/20 |
mapo.al

Rastet pozitive për koronavirus në vend janë shtuar që prej 1 qershorit, kur vendi doli nga izolimi për shkak të pandemisë. Tashmë edhe zonat që ishin quajtur si zona pa infeksion ose zona të gjelbërta janë përfshirë në hartën e Covid-19.


Kështu është edhe rasti i qytetit të Prrenjasit. Mësohet se është konfirmuar pozitiv për koronavirus një i ri në këtë qytet. I riu punonte në një kompleks në dalje të qytetit dhe është i moshës 32 vjeç.


Nuk dihet ende se si është infektuar i riu ndërsa janë dezinfektuar të gjithë ambientet të cilat janë frekuentuar nga 32 vjeçari. Ambientet ku punonte ai wshtw mjaft i frekuentuar dhe ofrohen disa shërbime, si hotel, bar-restorant etj.


Ndërkohë mësohet se ai është vetëkarantinuar në banesën e tij në këtë qytet.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas