Është konfirmuar rasti i dytë në Mali të zi me virusin e lisë së majmunëve.
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se ky rast ka lidhje me rastin e parë të lisë së majmunëve që u regjistrua në vend.
Sipas raportimeve i infektuari është në gjendje të mirë shëndetësore teksa sqarojnë se është karantinuar.
Ndërkohë kanë nisur procedurat e gjurmimit të personave të tjerë që mund të jenë infektuar me linë e majmunëve.