Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë në Sarandë, një 23-vjeçar pozitiv me Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 20/06/20 |
mapo.al

Pas konfirmimit të rastit të parë me Covid-19 në qytetin e Sarandës, është shënuar edhe rasti i dytë.


Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, banues në Manastir të Ksamilit, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus


Ai fillimisht ka shfaqur simptoma të një gripi të thjeshtë, por pasi iu mor tamponi u konfirmua se ishte prekur nga Covid-19. Pas kësaj, i riu është dërguar në spitalin Covid-1 në Tiranë.


Ndërkohë DVPSH Sarandë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për izolimin e kontakteve të tij. Ndërsa mëngjesin e sotëm të gjitha tamponet e kontakteve të 23-vjeçarit rezultuan negative.


I riu dyshohet të jetë infektuar në një nga baret e Ksamilit.


Etiketa:

Pas