Varianti i ri Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, e cila tha se jane konfirmuar dy raste.
“Nga ISHP pas dërgimit të mostrave në mënyrë sistematike të mostrave, kanë konfirmuar dy raste të omicron në totalin e mostrave të dërguar kundrejt sekeuencimit genomik. Në bazë të hetimit epidemiologjik dhe dyshimit të ekspertëve, u konfirmuan edhe me diagnozën laboratorike. Ndërkohë vazhdon mbizotërimi i variantit Delta, pavarësisht variantit Omicron”, tha Tomini.
Tomini bëri të ditur se duhet të respektohen masat anti-Covid, por bëri thirrje edhe për vaksnim.
“Vlen të theksojmë se duke qenë se kemi mbizotërim të Omicron masat për t’u respektuar, maska, higjiena, por edhe minimizimi i grumbullimeve janë të rëndësishme dhe duhet të kombinohen me marrjen e vaksinës”.