ShowBizz

Konfirmon lidhjen me Stefanon, Belen: Deri në përjetësi…(Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 23/04/19 |
mapo.al

E teksa e mohonin vazhdimisht ribashkimin e tyre, Belen Rodriguez dhe Stefan De Martino u kapën para disa javësh mat nga paparacët e revistës “Chi” në Napoli. Nga ana e tyre nuk pati një prononcim, ndonëse fotografitë që qarkulluan demonstronin se ata ishin rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë më parë.


Së fundmi, Belen ka vendosur që ta bëjë vetë publike lidhjen me Stefanon, përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”. “Dua që të rrish me mua për një çast, ose më mirë deri në përjetësi”-ka shkruar ajo krahas fotos, e cila mesa duket është realizuar nga djali i tyre, i quajtur Santiago.


Dyshja në fjalë i dhanë fund martesës në 2015-ën, por zjarri i dashurisë së tyre duket se nuk u shua asnjëherë…



Etiketa: ,

Pas