Më shumë se 300 kg kokainë, nga e cila do të përfitoheshin 100 milionë euro janë konfiskuar në Selanik, bëjnë të ditur mediat greke.
Në pranga kanë rënë tre shtetas. Të arrestuarit kishin rolin e marrjes së ngarkesave të kokainës dhe më pas trafikimin e tyre në territorin grek, informon policia greke.
Dy prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, konkretisht 37 dhe 35 vjeç dhe një shtetas nga Kroacia, shkruan protothema.gr.
Operacioni u ndërmor ditën e djeshme. Gjatë operacionit u sekuestruan: 324 kg kokainë e ndarë në 260 pako.
Mbi 5 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës si dhe 5 celularë. Gjithashtu është shpallur në këkim një person i katërt.