Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër mesditën e sotme si pasojë e një konflikti mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Parrucë-Xhabije, pranë ish-mapos.
Shkaqet që kanë çuar në konfliktin mes dy personave mbeten ende të panjohura
Paraprakisht dyshohet për një sherr banal por do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë shkaqet e vërteta të ngjarjes.