Aktualitet

Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA: Gati të ndërhyjmë nëse kërkohet armëpushim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 16/05/21 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ia ka bërë të qartë Izraelit dhe Palestinës dhe të tjerëve, se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje “nëse palët kërkojnë një armëpushim” për t’i dhënë fund përkeqësimit të dhunës midis Izraelit dhe militantëve Palestinezë në Gaza.






Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield thotë se SHBA “po punon pa u lodhur përmes kanaleve diplomatike për të ndalur dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti. Numri i njerëzve të plagosur dhe të vrarë gjatë kësaj jave ka qenë shkatërrues. Mjerisht këto shifra ka të ngjarë të rriten” mësohet të ketë thënë ajo.


Ajo shpreh shqetësim për dhunën midis arabëve dhe hebrenjve në bashkësitë e përziera brenda Izraelit. “Ne kemi parë fqinjin që kthehen kundër fqinjëve”, thotë ajo.

Lexo edhe :  Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën




Thomas-Greenfield shpreh “alarmin” mbi sulmet ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të mbrojtur civilët, klinikat mjekësore dhe objektet e OKB.



Ajo thotë se në bisedimet e saj me palët, SHBA-të “e kanë bërë të qartë se ne jemi të gatshëm të japim mbështetjen tonë… nëse palët kërkojnë një armëpushim… sepse ne besojmë se izraelitët dhe palestinezët në të njëjtën mënyrë kanë të drejtë të jetojnë në siguri e paqe”.



Më tej ajo ka bërë thirrje Hamasit të ndalojë menjëherë sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit dhe thotë se ai kundërshton dëbimet e afërta të Palestinezëve në Jeruzalemin Lindor si dhe ndërtimin e vendbanimeve dhe shkatërrimet e shtëpive nga ana e Izraelit.

23


Etiketa: , , ,

Pas