Kryesore

Konflikti me armë zjarri në Peqin, plumbat përfundojnë brenda burgut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:29 - 28/04/20 |
mapo.al

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e efektivit të policisë Idajet Paja në burgun e Peqinit. Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga jashtë burgut, saktësisht nga varrezat aty pranë.


Disa persona janë konfliktuar pranë ambienteve të burgut dhe më pas kanë nxjerrë armët. Polici i burgut Idajet Paja duket se u plagos nga një plumb qorr.


Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Deri në këto momente nuk ka asnjë të ndaluar apo të shoqëruar lidhur me ngjarjen.


Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në këtë fshat dhe janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qëlluar me armë.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

LEXO EDHE: 

Identifikohet polici i plagosur në burgun e Peqinit (Emri)

 


Etiketa: , , ,

Pas