Aktualitet

Konflikti në Himalaje, Kina tregon sa ushtarë ka humbur kundër Indisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 19/02/21 |
mapo.al

Vjet në qershor, përballja midis disa ushtarëve kinezë dhe indianë në një zonë të izoluar, por strategjike të Himalajave shqetësoi analistët e gjeopolitikës, sepse rrezikonte të shndërrohej në një konflikt të hapur midis dy gjigantëve aziatikë.





Konflikti i atëhershëm u krye pa përdorur armë zjarri, pothuajse një sfidë e kohëve të kaluara, ku mitralozat i zëvendësuan topuzët artizanalë, dhe armët e ftohta.


Sipas burimeve indiane, 20 nga ushtarët e tyre gjetën vdekjen në përballjen e përgjakshme, ndërkohë që deri më tani nuk kishte burime zyrtare mbi viktimat kineze.




Por sot një zëdhënës i ushtrisë së Pekinit bëri të ditur numrin e ushtarëve të rënë, që sipas tij janë katër, mes tyre edhe një komandant batalioni, Chen Hongjun, ndërkohë që një tjetër komandant i lartë u plagos seriozisht, por i mbijetoi plagëve.


Për arsyet e gjakderdhjes, burimet nga dy vendet janë kontradiktore, por kinezët deklarojnë se gjithçka filloi kur disa ushtarë indianë kaluan kufirin për të spostuar një tendë kineze.


Kjo shkaktoi reagimin e ushtarëve të Pekinit, dhe që më pas degjeneroi në një konflikt të hapur, personal, mes ushtarëve që ruajnë njëri-tjetrin prej vitit 1962 në kufirin e Kashmirit, pjesë e rreth 3400 kilometrave që ndajnë dy vendet.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas